Protesta e OVL e UÇK-së në Tiranë, Shqipe Mehmeti-Selimi: Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar për protestën e nesërme që do të mbahet në Tiranë për mbështetje ndaj krerëve të UCK-së.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kundër padrejtësisë duhet të jenë gjithmonë e jo vetëm sot.
“Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë. Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetem sot, gjithmonë”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.
Ndryshe, protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke filluar nga ora 17:00. Pritet pjesëmarrja e figurave të njohura politike dhe publike, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-presidentin Alfred Moisiu, si dhe liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. /Telegrafi/



















































