LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës, 30 persona të shoqëruar në të gjitha komisariatet

Protesta e opozitës, 30 persona të shoqëruar në të gjitha komisariatet

Pas protestës së opozitës të mbajtur këtë të hënë pasdite, duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë, raportohet se 30 protestues janë shoqëruar nga policia në të gjitha komisariatet. Prej tyre, vetëm në komisariatin nr 6 janë shoqëruar 15 persona, pjesëmarrës në protestë.

Gjatë 3 orëve që zgjati protesta kishte disa raste të shoqërimit të qytetarëve, pas përplasjeve me policinë.

Te sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës protestuesit u shpërndanë më herët pas ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e policisë.


Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat kryesore të kryeqytetit. Këtë herë protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga Rruga e Elbasanit ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe për ta përmbyllur te sheshi Wilson. Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00. Ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj me Policinë te Pallati me Shigjeta i cili për pasojë humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor, shkruan A2 CNN.

Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj. Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.

Vetë Agron Gjekmarkaj nga spitali reagoi duke akuzuar policinë se ushtroi dhunë. “Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregoi vetë Gjekmarkaj, teksa kreu demokrat e vizitoi në spital.

Kjo është mosbindja civile e pestë e opozitës, e cila zgjati 3 orë ndërsa u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijuan me intensitet përgjatë gjithë ditës.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori