LAJMI I FUNDIT:

Protesta e “mbrojtësve” po e zbraz arkën e shtetit (Video)

Protesta e “mbrojtësve” po e zbraz arkën e shtetit (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme nuk pranon të tregojë sa janë shpenzimet për policinë gjatë protestave të përditshme të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Nga ky dikaster për Alsat M thonë se ekipet kujdestare s’mund të mbajnë llogari gjatë fundjavës, kështu që për përgjigje na thanë të presim deri të hënën.

Deri tani janë mbajtur 54 ditë protesta të kësaj nisme vetëm në Shkup ndërsa në mënyrë paralele protesta kishte edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë. Protestuesit së fundmi kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare ndërsa njoftuan se prej javës së ardhshme do t’i shpalosin metoda demokratike për realizimin e kërkesave të tyre.

Jozyrtarisht mësohet se javën e ardhshme, protestuesit kanë planifikuar që të vendosin tenda para Kuvendit. Të pyetur nga mediat, organizatorët thonë se opsioni i këtillë ka qenë i hapur që nga fillimi i protestave, por ende nuk kanë një vendim konkret nëse do ta zbatojnë sepse siç thonë, vendimet i marrin aty për aty.


Protestuesit fillimisht ishin kundër platformës së partive politike shqiptare, kundër binacionalitetit dhe dygjuhësisë, kurse së fundmi, kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare. Sipas aktivistit, Xhelal Hoxhiq retorika e protestuesve është identike me kërkesat e OBRM-PDUKM-së. Ai konsideron se një pjesë e qytetarëve janë manipuluar dhe janë vënë në funksion të propagandës së kësaj partie.

Hoxhiq konsideron se kërcënimi i vetëm për Maqedoninë për momentin janë vetëm ata që nuk duan ta dorëzojnë pushtetin në mënyrë të qetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për pjesëmarrjen në protesta, numri i protestuesve nga dita në ditë shënon rënie kurse në disa qytete, ajo është ndërprerë krejtësisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori