LAJMI I FUNDIT:

Promovohet sistemi laserik C-RAD në Klinikën e Onkologjisë, pritet të hyjë në funksion brenda dy muajve 

Promovohet sistemi laserik C-RAD në Klinikën e Onkologjisë, pritet të hyjë në funksion brenda dy muajve 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Onkologjisë u bë promovimi i sistemit laserik C-RAD të gjurmimit optik 3D, duke e bërë kështu këtë institucion të vetmin në rajon me këtë teknologji të avancuar.

Në njoftim thuhet se përdorimi i sistemit laserik C-RAD për pozicionim në radioterapi ofron një gamë të gjerë trajtimesh për pacientët tanë, duke përfshirë terapi të precizionit dhe efikasitetit të lartë në trajtimin e sëmundjeve onkologjike.

“Kjo teknologji e fundit ofron një standard më të lartë kujdesi dhe trajtimi për të gjithë pacientët që i nënshtrohen radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë.


C-RAD ofron një pozicionim shumë të saktë te pacientit, duke siguruar që rrezatimi të drejtohet saktësisht në zonën që duhet trajtuar, ndërsa minimizohet ekspozimi i indeve të shëndosha dhe komplikacionet edhe efektet anësore të mundshme, pas trajtimit me radioterapi”, thuhet në njoftim.

Sipas QKUK-së, shkurtohet koha e nevojshme për përgatitjen dhe trajtimin e pacientëve, duke përmirësuar efikasitetin e punës në klinikë.

“Po ashtu kjo teknologji ofron zgjidhje për menaxhimin e lëvizjes së frymëmarrjes, duke lejuar trajtimin e saktë të tumoreve në zonat që lëvizin me frymëmarrjen, siç janë mushkëritë dhe gjoksi.

Këto përfitime e bëjnë sistemin C-RAD një zgjidhje të duhur për pozicionimin e pacientëve në radioterapi, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të trajtimit.

Pritet që brenda dy muajve, pas trajnimit të stafit mjekësor, të filloj trajtimi i pacientëve me këtë teknologji të avancuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori