“Njësiti i hetimeve të brendshme ka iniciuar hetime administrative ndaj klientes time, Maria Bamieh. Për shkak të konfidencialitetit të procedurës, nuk mund të deklarohem më tepër, por mund t’ju them se s’ka pasur bazë për suspendimin e saj dhe do të kërkoj që një masë e tillë të hiqet”, ka thënë Koci për KTV-në.

Një prej të përmendurve në këtë aferë, ministri në largim i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, vazhdon tashmë disa ditë të mbetet i mbyllur ndaj interesit të medieve për versionin tij.


Prokurorja tashmë e suspenduar, Bamieh, ka deklaruar se në “rastin Tolaj”, Ministri Kuçi, në kundërshtim me ligjin, kishte urdhëruar që të mos u pengohen vizitat disa personave, që ishin të dyshuar në hetime të tjera të krimit financiar.

Albana Merja, hulumtuese në Grupin për Studime Politike e Juridike, thotë se qeveria duhet të dalë me një qëndrim zyrtar për këtë temë. /koha.net/