Prokuroria Themelore në Ferizaj e përkushtuar në ndjekje të krimit dhe korrupsionit
Prokuroria Themelore në Ferizaj që drejtohet nga kryeprokurori Shukri Jashari edhe gjatë vitit 2024 ka qenë e përkushtuar në ndjekje të krimit dhe korrupsionit, derisa janë shqyrtuar qindra lëndë të ndryshme të cilat kanë rezultuar me ngritje të aktakuzave e me arrestime të shumta.
Madje gjatë këtij viti kjo prokurori nuk ka qëndruar sy mbyllur as ndaj institucioneve publike pasi që janë arrestuar e janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë nëpër komunat e regjionit të Ferizajt.
Kjo prokurori përveç Gjykatës Themelore në Ferizaj, mbulon me punë e angazhim edhe degët e gjykatës në Kaçanik dhe Shtërpcë, andaj deri më tash nuk ka dështuar asnjë gjykim me gjithë numrin e vogël të prokurorëve.
Shukri Jashari, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se institucioni që ai drejton edhe gjatë këtij viti është vlerësuar më i besueshmi nga qytetarët.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë edhe më tej me përkushtim për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.
“Gjatë vitit 2024 Prokuroria Themelore në Ferizaj edhe përkundër sfidave të cilat i ka pasur konsiderojmë që ka arritur një rezultat jashtëzakonisht të madh, duke pasur parasysh faktin se aktualisht janë tetë prokurorë të Departamentit të Përgjithshëm, dy apo tre prokurorë të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe dy prokurorë të Departamentit për të mitur. Si sfidë duhet të potencojë edhe faktin për shkak se ka pasur lëvizje të prokurorëve nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, një prokuror është avancuar në Prokurorinë e Apelit”, ka thënë Jashari.
Ai ka shpjeguar se edhe për kundër numrit të vogël të prokurorëve në Ferizaj, shpeshherë ky institucion i del në ndihmë edhe prokurorisë në nivelin qendror me burime njerëzore me qëllim që realizimi i lëndëve edhe atje të kryhet me kohë.
Jashari ka shpjeguar se çdo të premte pranon në takim fizik të gjithë qytetarët e komunave regjionale të Ferizajt të cilët kanë nevojë për të ngritur shqetësimet e tyre lidhur me rastet e ndryshme.
“Përveç kësaj unë i pranoj qytetarët në takime urgjente edhe gjatë ditëve të tjera të punës kur unë jam në Prokurori. Të gjitha rastet kallëzimet penale pavarësisht natyrës, a janë lëndë të korrupsionit, apo lëndë të punës të familjet, apo lëndë të narkotikëve, apo të gjitha lëndë natyrës lëndë karakteristike i trajtojmë me prioritet. Këtë me përgjegjësi të plotë e them, Departamenti i Përgjithshëm aktualisht i ka 550 lëndë të pa kryer në punë. Çka do të thotë, me një territor jashtëzakonisht të madh, me një numër të madh të banorëve 240 mijë banorë, me këto lëndë që janë nën hetimi, është jashtëzakonisht gjendja shumë e mirë”, ka deklaruar më tej Jashari.
Jashari ka falënderuar të gjithë prokurorët të cilët po i kryejnë të gjitha lëndët me prioritet.
“Në këtë vit, si sfidë ka qenë edhe numri i rasteve të dhunës në familje. Numri i rasteve të dhunës familje është shtuar. Nuk themi që është shtuar numri i rasteve të dhunës familje, por janë vetëdijesuar qytetarët për t’i lajmëruar rastet. Vetëm në muajin tetor janë ngritur 32 aktakuza kundër dhunës në familje ndaj 34 personave për vepra penale të dhunës në familje”, ka thënë Jashari.
Sa i përket rasteve të korrupsionit Jashari thotë se herë pas here kanë pasur edhe kritika nga disa organizata joqeveritare, por ato kritika Jashari i ka hedhur poshtë duke sqaruar se ka ngritur aktakuza edhe ndaj zyrtarëve të lartë të institucioneve komunale në regjionin e Ferizajt.
“Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritë aktakuza ndaj disa zyrtarëve të lartë të komunave, Ferizajt, Kaçanikut dhe Shtërpcës. Këto gjykime janë duke vazhduar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Po ashtu kemi edhe disa raste të cilat janë në hetimi, po ashtu duhet me pasur parasysh faktin se me ligjin e ri për Prokurorinë Speciale tash disa kompetenca janë transferuar në Prokurorinë Speciale të zyrtarëve të lartë. Edhe për kundër asaj Prokuroria Themelore në Ferizaj, sa i përket rasteve të natyrës korruptive, konsiderojmë që është jashtëzakonisht gjendja shumë e mirë në Prokurorinë Themelore e Ferizaj edhe edhe përkundër kritikave”, ka thënë më tej Jashari.
Jashari shpjegon se për shkak të besueshmërisë të institucionit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, shpeshherë qytetarët i raportojnë rastet dhe menjëherë prokurorët e personalisht edhe vetë Jashari i nis hetimet.
“Deri më tash të gjithë qytetarët janë ndarë të kënaqur lidhur me punën tonë. Kuptohet se ka palë të dëmtuara, por edhe të dyshuara, mirëpo jemi të pakompromis kur kemi prova dhe fakte të mjaftueshme ndaj kryerësve të veprave penale. Besueshmëria në Regjionin e Ferizajt sa i përket Prokurorisë e them me përgjegjësi të plotë se është jashtëzakonisht e madhe”, ka shtuar Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mos vendosja e maskës në pandemi e penalizoi për disa vjet për avancim togerin Metush Jashari nga Lipjani
KRM “Pastertia” kërkon bashkëpunim me qytetarët për mos hedhje të mbeturinave në vende të ndaluara
Komuna e Ferizajt merr vendim për mbështetje të fermerëve deri në gjysmë milioni euro për vitin 2025
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?