Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë ndaj të pandehurit Z.K. për blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se ndaj të pandehurit Z.K., ka ngrit aktakuzë me dyshimin e bazuar mirë se, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., dhe D.S., kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallur me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.
“Me këto veprime i pandehuri Z.K. ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë si të cekur më lartë, në vazhdimësi ‘Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 273 paragrafi. 2 të Kodit nr. 04/L-82 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) , lidhur me nenin 281 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 e 1.9 të KPRK-së dhe nenin 81 të KPRK-së.
Meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritët edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë