LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një të pandehuri për krime lufte ndaj popullsisë civile në komunën e Malishevës

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një të pandehuri për krime lufte ndaj popullsisë civile në komunën e Malishevës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc, Komuna Malishevë.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer arrestime të kundërligjshme, tortura fizike dhe psikologjike të rreth 500 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë, dëbime masive të popullatës shqiptare, shkatërrim të pronave dhe plaçkitje.


I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Lajme

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Lajme
Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Politikë
Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Lajme
Kalo në kategori