LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-ministrave Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, ata thonë se s’janë të informuar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-ministrave Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, ata thonë se s’janë të informuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy ish-ministrave, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.

Në njoftimin e Prokurorisë, bëhet e ditur se dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Shala tha se nuk është në dijeni se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se informacione nuk ka as avokati i tij, Besnik Berisha.


“Unë as nuk jam i informuar, as nuk di asnjë gjë më shumë përpos qasaj që e kam lexu. Tash që po e lexoj në media. E për të njëjtën nuk është i informuar as avokati im, zotëri Besnik Berisha. As ai as unë nuk kemi kurrfarë njohurie”, tha Shala, për “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, i pyetur nëse ishte ftuar ndonjëherë nga Prokuroria për t’u intervistuar për këtë rast, ai tha sërish se nuk ka informacion që i është ngritur aktakuzë.

“Ti më pyete për këtë lajm- për këtë aktakuzë, unë nuk e di, nuk jam i informum për asnjë aktakuzë zyrtarisht, ju e dini procedurën qysh duhet me u njoftu dikush që është i akuzum, ose drejtpërdrejt ose përmes avokatit të tij”, tha Shala.

Edhe ish-ministri Krasniqi, tha se nuk është njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se nuk e di për çfarë vepre ngarkohet.

“Jo, s’jam i informum, s’kam kurrfarë informacioni”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kur u pyet nëse ishte ftuar ndonjëherë për t’u intervistuar nga Prokuroria, ai tha se “kemi pas në të kalumen. Mirëpo, janë katër vite në pyetje”.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori