Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Mësohet se kërkesa për urdhërimin e dëshmitarit të paraqitet në Prokurori për dhënie të dëshmisë është dorëzuar javën e kaluar.
Nëse Gjykata e aprovon këtë kërkesë të PSRK-së, dëshmitari Albin Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht për dhënie të dëshmisë.
Në të kundërtën, sipas ligjit, atij i shqiptohet gjobë e pas kësaj kryeministri edhe mund të paraburgoset.
Me t’u lëshuar ky urdhër, Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht në objektet e PSRK-së, por nëse nuk vepron ashtu siç kërkohet, urdhri i Gjykatës i dorëzohet edhe Policisë, e cila më pas duhet ta ekzekutojë urdhrin për ta sjellë atë për të dhënë dëshminë.
Mësohet se në rast se vendoset nga Gjykata për këtë kërkesë, veprimet procedurale do të fillojnë të merren në javën e parë të marsit.
“Kërkesa është dorëzuar javën e kaluar, është dorëzuar si kërkesë Gjykata ish dashtë me lëshu brenda këtyre ditëve. Kërkesa për urdhërimin e dëshmitarit që të paraqitet në prokurori. Nëse nuk paraqitet është mundësia me i shqiptu gjobë e mbas gjobës edhe me u paraburgosë. Albin Kurti duhet me ardhë vetë. Nëse nuk zbaton vendimin e Gjykatës, ai urdhër i ekspedohet edhe Policisë, atëherë Policia e merr dhe e ekzekuton vendimin”, kanë thënë burime të KALLXO.com.
Kryeministri i vendit është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria që të japë versionin e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore për të cilin të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.
Për këtë rast e dyshuar nga Prokuroria është edhe e para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, e cila ishte intervistuar në Prokurori në cilësinë e të dyshuarës.
Deri më tani Prokuroria kishte ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti, por ai asnjërës ftesë nuk i është përgjigjur pozitivisht.
Portali kishte raportuar kur i ishte bërë thirrja e tretë Kurtit rreth një javë para Vitit të Ri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Revizioni ka konstatuar dobësi në zbatimin e masave për punësim në vitin 2023

U mbajt debati publik për sigurinë në komunikacion, Prenxhov: MPB të përshpejtojë zbatimin e sistemit “Qytet i sigurt”

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij