Prokuroria i quan paushalle deklarimet e Enver Hasanit (Video)
Deklarime paushalle dhe të pabazuara juridikisht i ka vlerësuar Prokuroria pretendimet e Enver Hasanit se kryeprokurori Aleksandër Lumezi qëndron prapa akuzave ndaj tij, raporton KTV.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese pat thënë se Lumezi është duke iu hakmarrë për aktgjykimin që Kushtetuesja kishte lëshuar në rastin e kryeprokurorit.
Në Gjykatën Themelore, prokurorja Drita Hajdari ka paraqitur fjalën e saj hyrëse në aktakuzën ndaj Enver Hasanit, sa ishte rektor i UP-së.
Kjo është kundërshtuar nga mbrojtja e Hasanit sepse kanë thënë se nuk është subjekt i aktakuzës.
Nga
Telegrafi
09/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































