LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gregory W. Kehoe akreditohet nga Specialja, pranon emërimin si mbrojtës i Thaçit

Avokati Gregory W. Kehoe akreditohet nga Specialja, pranon emërimin si mbrojtës i Thaçit

Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.

Kehoe do ta zëvendësojë avokatin, David Hooper, i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore, njofton Klan Kosova.


Dhomat e Specializuara të Gjykatës tashme e kanë vendosur emrin e Keohe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni.

Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale për të zëvendësuar avokatin e tij mbrojtës David Hooper.

Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm.

Kehoe gjithashtu përfaqësoi gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi gjithashtu në një shkarkim të plotë për të gjitha akuzat.

Avokati Kehoe ka punuar për Departamentin e Drejtësisë të SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me pozita në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

Ndërsa shërbente si ndihmës i avokatit të SHBA, ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave, si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithashtu ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuar për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Ish krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Ata po akuzohen se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori