LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon që t’i merren dokumentet e udhëtimit Llatasit, akuza janë ngritur edhe kundër Lazarovit

Prokuroria kërkon që t’i merren dokumentet e udhëtimit Llatasit, akuza janë ngritur edhe kundër Lazarovit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup deri te gjykata kompetente ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Dragan Pavloviq-Llatas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shpërndarjes të materialit racist dhe ksenofobik”.

Të dy akuzohen se përmes sistemit kompjuterike, kanë shpërndarë prezantim racist dhe ksenofobik të një ideje që promovon dhunën ndaj grave, gjë që shkaktoi reagime dhe një ndjenjë neverie dhe ankthi në opinion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori publik për shkak të rrezikut të arratisjes i propozoi Gjykatës Themelore Penale Shkup që të akuzuarit Pavloviq-Llatas t’i caktohet masa e kujdesit, konfiskim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit.


“Pas njoftimit të MPB-së, Prokuroria ka hapur rastin për intervistën e Stefan Lazariovit dhe Dragan Pavloviq-Llatas, në të cilën Llatas tregon se si ka rrahur dhe përdhunuar një vajzë”, thonë nga atje.

Akuza u ngrit pasi intervista e Lazarov me Pavloviq-Latas u transmetua javën e kaluar, në të cilën Latas tregoi se si një 15-vjeçar ai dhe disa shokë kishin rrahur dhe përdhunuar një vajzë./Telegrafi/

Largohet nga YouTube video me përmbajtje seksiste nga Llatas
Lexo po ashtu Largohet nga YouTube video me përmbajtje seksiste nga Llatas

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori