LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Një person në Deçan ka pësuar lëndime të rënda, pasi që është therë me një mjet të mprehtë thikë.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi tha për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, dhe se viktima është në gjendje të rëndë.


Ai ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të lokalizoj vendndodhjen e të dyshuarit dhe i njëjti të arrestohet.

“Si pasojë e një përleshje mbrëmë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë thikë, ku personi është dërguar fillimisht për tretman në QKMF e pastaj është sjellë në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë. Personi i dyshuar ndodhet në arrati, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të lokalizohet dhe të arrestohet. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë””, tha Nikçi.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori