LAJMI I FUNDIT:

Prokurori kërkon ekspertizë rreth mënyrës se si e trajtoi mjeku pacienten

Prokurori kërkon ekspertizë rreth mënyrës se si e trajtoi mjeku pacienten

Në gjykimin e mjekut Hajrullah Binakaj, i akuzuar për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor në spitalin “Heart”, prokurori ka kërkuar një ekspertizë rreth mënyrës se si i pandehur e ka trajtuar pacienten R.A.

“Propozimi im është që të caktohet grupi i ekspertëve të QKUK-së, të Repartit të Kardiologjisë në Prishtinë, në mënyrë që të japin një mendim lidhur me trajtimin mjekësor nga i akuzuari të të dëmtuarës R.A.”, tha në seancën e sotme në Gjykatën e Gjakovës prokurori Bajram Kryeziu.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Hajrullah Binakaj, avokati Teki Bokshi, e mbështeti propozimin e prokurorit, duke e lutur Gjykatën që të vërtetohet drejt nëse veprimet e ndërmarra nga i mbrojturi i tij kanë shkaktuar dëm në shëndetin e të dëmtuarës.


Doktori Hajrullah Binakaj ishte deklaruar i pafajshëm për veprën që i ngarkohet.

Binakaj po akuzohet se me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore, kishte përdorur një metodë të papërshtatshme të mjekimit, duke mos i ofruar pacientes trajtimin e duhur -intervenimin elektrofiziologjik.

Ish-pacientja e tij R.A., e cila lëngon nga një sëmundje e zemrës, në periudhën prej 7 vjetësh, ishte kontrolluar te kardiologu Hajrullah Binakaj në spitalin privat “Heart” në Gjakovë, shkruan kallxo.

Në seancën e kaluar e dëmtuara R.A. kishte rrëfyer përjetimin e saj gjatë viteve 2003-2010, duke i kërkuar Gjykatës që t’i kompensohet dëmi dhe stresi që ka kaluar ajo dhe familja e saj.

Ajo tha që si pasojë e tensionit të lartë në atë kohë tash ka probleme me dëgjim.

Prokuroria po akuzon Hajrullah Binakaj se në periudhën prej 6-7 vitesh, në cilësinë e mjekut në spitalin “Heart” në Gjakovë ka kryer veprën penale të trajtimit të papërgjegjshëm mjekësor.

Sipas aktakuzës i njëjti ka përdorur terapinë e barnave e pastaj ka intervenuar me karnografi duke hapur damarët e zemrës dhe me këtë ka shkaktuar përkeqësim në gjendjen e pacientes R.A.

E gjithë kjo kishte rezultuar me dëmtimin e rëndë të shëndetit.

Gjyqtari Mentor Bajraktari tha se seanca e sotshme shtyhet në afat të pacaktuar, derisa të bëhet ekspertiza dhe e njëjta të kthehet nga QKUK-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori