Një numër i madh i projektligjeve mbetën në gjysmë në legjislaturën e kaluar, pasi që, Kuvendi u shpërnda dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Me formimin e legjislaturës së re të gjitha këto projektligje pritet të kthehen në pikën zero, pasi që kështu e parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës.
Kështu thonë për KosovaPress edhe njohës të punës së Kuvendit, por ndryshe mendojnë nga partia që fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit.
Nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi në një prononcim për KosovaPress në një mënyrë e mohon atë që e thotë rregullorja, duke thënë që do të shikojnë se a kanë nevojë ligjet për rishikim të plotë, apo vetëm për plotësim përmes amendamentimeve.
“Ka qenë e palogjikshme në të kaluarën që për hapat në parlament janë pyetur subjektet politike ose Qeveria. Nën qeverisjen e Vetëvendosjes Parlamenti do të gëzojë pavarësinë e plotë. Do të jetë e palogjikshme dikush nga subjektet politike me iu tregu atyre se si me vepru me projektligje. Ata janë të gjithë ekspertë, të paktën të LVV-së dhe do të trajtojnë a ka nevojë ligjet për rishikim të plotë”, tha Bislimi për KosovaPress.
Por ndryshe nga nënkryetari i Vetëvendosjes, mendon Arton Demhasaj nga organizata Çohu, i cili thotë se kthimi në pikën zero i ligjeve që kanë qenë në procedurë është i rregulluar me ligjet e Kosovës.
“Të gjitha projektligjet që kanë qenë në proces deri në momentin që kanë qenë në proces, në bazë të legjislacionin aktual që është në fuqi duhet të kthehen në pikën zero sepse kështu është e rregulluar me ligjet tona. Pra kthehen në pikën zero dhe duhet të fillohen nga fillimi, të trajtohen qoftë në nivel ministror, qeveritar dhe pas saj të kthehen në kuvend për shqyrtimin e parë dhe të dytë”, thotë Demhasaj.
Njëjtë shprehet për KosovaPress edhe profesori universitar Mazllum Baraliu. Sipas tij, projektligjet kthehen në pikën zero, pasi që, secila Qeveri i ka politikat e saja duke i përfshirë e dhe ato për ligje.
“Të gjitha çështjet e filluara dhe të mbetura në proces, ose gjysmë në proces duhet të kthehen përsëri në zero. Për arsye se çdo politike e re qeverisëse, ka politikat e saj edhe në frymën e nxjerrjes së ligjeve, përgatitjes së saj. Çdo legjislaturë mund të ketë konfiguracion tjetër, siç mund të ketë edhe ky”, thotë ai.
Në nenin 86 të rregullores së Kuvendit sqarohet edhe për punët e pambaruara të Kuvendit.
“Në fund të mandatit të Kuvendit, të gjitha punët që i janë besuar atij konsiderohen të përfunduara. Kjo nuk gjen zbatim në rastin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi e të proceduara për shpallje, si dhe të peticioneve dhe të atyre punëve, që nuk kërkojnë të merret një vendim nga Kuvendi”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.
Në legjislaturën e kaluar njëra ndër projektligjet që u diskutua më shumë për shkak të pakënaqësive ishte ai për financimin e partive politike./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?