LAJMI I FUNDIT:

Profilet e femrave në LinkedIn shikohen më pak sesa të meshkujve

Profilet e femrave në LinkedIn shikohen më pak sesa të meshkujve

LinkedIn ka mbi 600 milionë përdorues, gjë e cila përkthehet në një sasi të madhe të të dhënave për punësime dhe për proces të gjetjes së punës.

Për raportet e veta të fundit, LinkedIn kishte shikuar se si gjinia ndikon në perspektivat e përdoruesve për punë dhe kishte zbuluar se rekrutuesit apo punëdhënësit janë më të prirë t’i shikojnë profilet e meshkujve sesa të femrave – transmeton Telegrafi.

Ky raport i ka analizuar të dhënat e 610 milionë përdoruesve në 200 shtete gjatë vitit 2018, por edhe të dhënat e anketimeve që janë kryer gjatë vitit 2017 dhe 2018.


Kështu ata kanë zbuluar se rekrutuesit i vizitojnë 13% më shumë profilet e meshkujve sesa të femrave.

Ata gjithashtu janë 3% më të prirë t’i dërgojnë mesazh në lidhje me punë një mashkulli sesa një femre.

Megjithatë, vlen të ceket se statistikat e punësimit janë shumë më të ndritshme për femrat.

Kandidatet femra janë 16% më të prira sesa meshkujt të punësohen pasi aplikojnë për një punë dhe 18% më të prira sesa meshkujt të punësohen pasi aplikojnë për pozita kyçe.

Kjo ndoshta shpjegohet nga fakti se femrat janë shumë më selektive në procesin e aplikimit dhe kanë tendenca të kërkojnë vetëm punë për të cilat janë 100% të kualifikuara. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Në çift
Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Këshilla për prindër
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Tre fustanet e nusërisë që zgjodhi aktorja turke Demet Ozdemir për dasmën e saj

Tre fustanet e nusërisë që zgjodhi aktorja turke Demet Ozdemir për dasmën e saj

Kalo në kategori