Ky predikues bizar pretendon se mund të ecë në ajër dhe me këtë video dëshiron të tregojë aftësinë e tij.

Vërtetë duket se atë nuk po e mban askush dhe se po ecën vet nëpër ajër, së paku për disa hapa, por këtu ka diçka që nuk shkon, transmeton Telegrafi.


Bushiri ka mbledhur rreth vetës shumë njerëz, të cilët besojnë në të dhe i japin shumë të mira që ai t’i shërojë dhe ndihmojë.

Në anën tjetër, ai vazhdon të thotë se zotrat e kanë bekuar me shumë të mira, madje me një veturë Bentley dhe disa shtëpi super luksoze. /Telegrafi/