LAJMI I FUNDIT:

Produktet e shëndetshme që mund t’i gjeni me çmim të lirë në Interex

Produktet e shëndetshme që mund t’i gjeni me çmim të lirë në Interex

Konsumimi i produkteve të shëndetshme në veçanti gjatë kësaj periudhe është esencial për përforcimin e sistemit të imunitetit në mënyrë që të parandalohet infektimi nga coronavirusi apo të mundësohet ballafaqim më i lehtë me virusin.

Duke marrë parasysh këtë, rrjeti i supermarketeve Interex sjell Javën e Produkteve të Shëndetshme, ku të gjithë konsumatorët mund t’i marrin produktet e shëndetshme me çmimet më të volitshme në treg.

Mjalta është një produkt i shëndetshëm i cili ndikon shumë mirë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe në shumë procese tjera shëndetësore. Këtë produkt ju mund ta gjeni me zbritje në Interex.

Në anën tjetër, farat chia janë të mbushura me vlera të rëndësishme ushqyese, përmbajnë antioksidantë, acide yndyrore omega-3, fibra, hekur dhe kalcium. Të gjitha këto përveç se e forcojnë sistemin e imunitetit, po ashtu na mbrojnë nga sulmet e zemrës dhe të trurit. Edhe farat chia mund t’i gjeni me një çmim ekskluziv në Interex.

Përveç këtyre, në zbritje janë edhe shumë produkte tjera, duke përfshirë tërshërën, lëngun e boronicës, lëngun e portokallit, çaji për imunitet, koktej frutash të thara, etj.

Artikull i sponzorizuar