Prodigy prekën numrin 1 të top listës britanike të albumeve me “Invaders Must Die” këtë muaj, por vokalisti i grupit më shumë është i interesuar në reaksionin e paraqitjeve të tyre live.

“Unë nuk ja varr, nuk më intereson kjo (top lista). Për mua momenti më i mirë ishte kur jam ngjitur në skenë në Australi në festivalin ‘Big Day Out’ këtë vit dhe kur pashë që meloditë e vjetra po përshtateshin shumë mirë me të rejat, dhe kur pashë gjithë ata njerëz që ishin atje për këtë zë të ri”, ka thënë Flint.

“Ata e pranuan këtë. Ky është shpërblimi. Kjo më kënaq mua, derisa shifrat atje nuk janë të qarta, më kuptoni?”, ka shtuar anëtari i bendit.

Keith, 39-vjeçar, po ashtu ka thënë se ai po e ri-merr veten, pasi ka qëndruar pa drogë, pa alkool dhe pa cigare në më shumë se një vit.