Prodhimi privat i energjisë elektrike në Shqipëri, sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë është rritur nga 1.6 miliardë kilovatorë në vitin 2017, në 3.6 miliardë në vitin 2021, falë edhe vënies në punë të hidrocentraleve të vegjël të ndërtuara viteve të fundit në Shqipëri.
Ky kontribut është mjaft i rëndësishëm për vendin sidomos në kushtet e sotme të krizës energjitike, thotë për Zërin e Amerikës eksperti i energjisë Anduel Çekrezi.
“Nëse kjo energji që ata kanë prodhuar do të shitej në tregun e lirë do të kishte një vlerë rreth 350 milionë euro, ndërkohë që për këtë energji është paguar nga operatorët publikë që e kanë blerë me çmim të vendosur nga qeveria vetëm 100 milionë euro. Pra , do të thotë diferenca është rreth 250 milionë euro, kontribut i këtyrë prodhuesve të vegjël të energjisë kryesisht nga hidrocentrale të vogla deri në 15 Megavat për sistemin elektroenergjitik shqiptar. Kjo është një shifër e konsiderueshme për situatën që ne po kalojmë lidhur me energjinë”, thotë ai.
Prodhuesit privatë të energjisë e shesin aktualisht energjinë me kontrata të paracaktuara të blerjes me rrjetin e shpërndarjes së energjisë OSHE.
Një nga sipërmarrësit në këtë fushë, Vasil Gjika flet për metodologjinë.
“Çmimi i energjisë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHE) i paguan prodhuesve të vegjël është i nominuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) sipas metodologjisë të vendosur nga qeveria që bazohet mbi çmimin e Bursës së Budapestit. Por, në rastin konkret, kjo metodologji është braktisur nga qeveria dhe pavarësisht që pritet vlerësimi në muajin shkurt të vitit për fiksimin e çmimit për prodhuesit e vegjël të energjisë. Qeveria e ka ndërmarrë këtë hap me argumentin që është vendosur një çmim tavan në vitin 2016 për prodhuesit e vegjël”.
Zoti Gjika thotë më tej se prodhuesit e vegjël të energjisë kanë nevojë për mbështetje nga qeveria.
“Si partnerë nuk mund të diskriminohen me një çmim fiks që shteti e ul kur bursa ulet por nuk e ngre kur bursa rritet. Pra kemi një qëndrim jo të arsyeshëm në një lloj partneriteti. Në këtë drejtim dëmtohemi shumë si prodhues. Nuk ngremë dot rrogat e punëtorëve, nuk përballojmë dot tregun e materialeve hidroenergjitike të nevojshme për makineritë dhe pajisjet e hidrocentraleve dhe nuk përballojmë dot tarifat e sigurimit, të trajtimit dhe kushteve të punës të punonjësve. Kriza energjitike ka efekt global, por ka efekt edhe mbi ne”, thotë zoti Gjika.
Marrëdhëniet mes qeverisë dhe prodhuesve privatë të energjisë rregullohen në Shqipëri mbi bazë të blerjes së garantuar të energjisë nga operatorët publikë siç është OSHE.
Para krizës prodhuesit me këtë ishin të kënaqur ndërsa qeveria e shihte me skepticizëm bonusin që u jepte, ndërsa tani me krizën e rritur të çmimeve rolet kanë ndryshuar, thotë eksperti Anduel Çekrezi.
“Në atë kohë kjo shihej edhe nga qeveria me skepticizëm se pse duhet ta paguante me bonus kur në atë kohë tregu ishte në nivele 40 deri 50 euro megavati ndoshta dhe më ulët dhe qeveria e shihte këtë bonus si mbështetje të panevojshme. Ndërsa prodhuesit thonin se ne kemi nevojë për këtë bonus, madje ndoshta edhe më shumë, sepse nuk mund të sigurojmë likuiditet apo fizibilitet të investimit, nëse nuk e kemi bonusin. Por çfarë ndodhi? Ajo që shikojmë kohët e fundit është se çmimet e energjisë kërcyen në nivele shumë të larta dhe fakti që prodhuesit e vegjël kanë një çmim tavan kjo e kthen në një përfitim për qeverinë”, thotë zoti Çekrezi.
Ndërkohë pak ditë më parë, Kryeministri Rama deklaroi vendosjen e një takse speciale për prodhuesit e mëdhenj privatë të energjisë elektrike në Shqipëri që eksportojnë jashtë vendit në tregun e lirë dhe që kanë siguruar gjatë kësaj kohe përftime të mëdha financiare.
Eksperti i energjisë Çekrezi thotë se nuk bëhet fjalë për prodhuesit e vegjël të energjisë dhe taksa për fitimet e jashtëzakonshme po aplikohet dhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian.
“E para nuk bëhet fjalë për prodhuesit e vegjël të energjisë, bëhet fjalë për ata prodhues me fuqi 15 megavat të instaluar që janë në treg të lirë, dhe për këta duhet të ketë një taksë fitimesh të jashtëzakonshme. Për hir të së vërtetës kjo është një praktikë qe edhe Bashkimi Evropian e ndjek për ato kompani që kanë kryer fitime të jashtëzakonshme dhe të paplanifikuara në këtë drejtim. Duhet parë se si do strukturohet dhe si do jetë niveli i saj. Në këtë situatë krize energjie, kontributi duhet të jetë i gjithësejcilit. Edhe ato kompani që kanë fitime kaq të mëdha në një farë mënyre duhet të kontribuojnë dhe t’i kthejnë diçka publikut”.
Tre kompani që administrojnë hidrocentralin e Moglicës, të Ashtës, hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, si dhe dy hidrocentralet “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2” janë ato që kanë eksportuar energji elektrike në tregun e lirë duke rritur fitimet dhe pritet që të përfshihen në taksimin special të qeverisë në buxhetin e vitit 2023. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës