LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i Mercedes-AMG One fillon në MB – dërgesat e para bëhen sivjet

Prodhimi i Mercedes-AMG One fillon në MB – dërgesat e para bëhen sivjet

Mercedes-AMG ka nisur zyrtarisht prodhimin e One me dërgesat e para të klientëve që nisin para fundit të vitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, secili prej 275 modeleve Mercedes-AMG One të destinuar për linjën e prodhimit do të ndërtohet me dorë në 16 stacione montimi dhe testimi.

Çdo makinë “do të marrë jetë” në një objekt të veçantë në Coventry, Mbretërinë e Bashkuar.


Sapo të ndërtohet çdo Mercedes-AMG One, prodhuesi i automjeteve do të testojë të gjitha mënyrat e drejtimit në një motor rrotullues, përpara se të nënshtrojë gjithashtu çdo makinë ndaj një testi zhurme, dridhjeje dhe ashpërsie.

“Mercedes AMG ONE është projekti më ambicioz që kemi ndërmarrë ndonjëherë – nga zhvillimi në prodhim”, përshkroi në një deklaratë kryetari i bordit të menaxhimit të Mercedes-AMG GmbH, Philipp Schiemer.

“Kjo shënon një tjetër pikë të lartë në zhvillimin e suksesshëm strategjik të Mercedes AMG drejt një të ardhmeje të elektrizuar të performancës së drejtimit. Prodhimi i serive ekskluzive të vogla është një sfidë vërtet unike”. /Telegrafi/