Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar procesin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës, është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas Elezit, gjatë ditës së parë janë numëruar rreth 30 kuti votimi nga gjithsej 178 kuti që përmbajnë fletëvotimet e ardhura përmes postës.
Elezi theksoi se KQZ-ja është duke zbatuar Ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe aktet nënligjore, duke ndjekur të gjitha hapat e parashikuara për të arritur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
“Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi duke vazhduar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Janë numëruar gjatë ditës së parë (të premten) rreth 30 kuti të votimit në përgjithësi në këtë proces të numërimit nga votimi përmes postës janë 178 kuti votimi pra me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, në këtë rast votimit përmes postës. Numri i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë të aprovuara dhe që do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim është më shumë se 63 mijë”, deklaroi ai për KosovaPress.
Ai ka thënë KQZ mbetet e përkushtuar për të siguruar një proces transparent dhe të saktë të numërimit të votave, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
Në lidhje me kohëzgjatjen e këtij procesi, Elezi u shpreh se “po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve”.
“Po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve, në mënyrë që pastaj të bëjmë dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar. Se sa kohë do të marr ky proces varet nga dinamika e punës së ekipeve te numërimit, të cilët sigurisht punën kryesore që e kanë gjatë këtij procesi është saktësia në numërim, në mënyre që të evidentohet çdo votë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë marr pjesë në votime”, ka shprehur Elezi.
Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ky proces pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt dhe të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autori mund të jetë babai

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk