LAJMI I FUNDIT:

Problemet shëndetësore që shkaktohen nga mbathja e takave të larta

Problemet shëndetësore që shkaktohen nga mbathja e takave të larta

Sipas një mjeku në spitalin e Solihullit, mbathja e takave të larta lidhet ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjeve.

Në tekstin e mëposhtëm kemi cekur disa nga problemet shëndetësore që vijnë si rezultat i mbathjes së takave të larta, Gazeta Shneta.

Dhimbja e shpinës:


Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjeve. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës e boshtit kurrizorë.

Tendosje të thembrave:

Mbathja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyer.

Shputa e këmbës:

Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalanc dhe gjithashtu pesha e trupit përqëndrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.

Mosrritja e thonjëve:

Pozita e këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.