LAJMI I FUNDIT:

​Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë

​Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë

Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Disa kontejnerë janë të stërmbushur derisa qese e gjera të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre. Qytetarët po kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës derisa theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

Banorët në lagjen Mati thanë se kompania “Pastrimi” nuk po i mbledh mbeturinat me rregull.


Gëzim Hajdini i cili banon në rrugën “Malush Kosova”, tha se mbeturinat, përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve në lagje.

“Po, në rrugën Malush Kosova po, se e kanë çdo të hënë për t’i hequr, e vijnë çdo dy ose tre javë, bëhet shumë mbeturina, po iu vije aroma shumë e keqe. Qentë po mblidhen shumë, është edhe rrezik prej qenve. Po, goxha problem është, po edhe aroma edhe qentë endacak, e po bëhen të gjitha të zezat. Me thënë pesë mijë banorë sigurt janë”, tha Hajdini

“Edhe kontejnerë ka pak, edhe nuk po i heqin me rregull, se me qenë që i heqin me rregull, prapë më mirë do të bëhej, por nuk po i heqin me rregull. Ankesë kemi bërë në komunë, kemi qenë, e kotë, i sjellim i sjellim, por nuk po i sjellin, inshallah i heqin”, shtoi ai për KosovaPress.

Po ashtu, edhe qytetari që banon në rrugën “Muharrem Fejza”, Selim Berisha tha se përkundër që pagesën për mbeturina e bëjnë me rregull, shërbimi sipas tij është i mangët.

“Nuk po e pastrojnë kurrë siç duhet, e marrin do, prapë mbetet e gjithë toka, nuk po e kryejnë ashtu siç duhet, s’kanë edhe faj se shumë po hedhin, a po hedhin këso të trasha nëpër tokë, shtretër, me javë qëndrojnë aty, nuk po munden me i heqë, i heqin deri diku, por siç duhet jo. E marrin bërllokun, prapë mbetet plotë toka”, thekson Berisha.

“Nuk jam me familje këtu, i kam shpërndarë familjen, veç vetëm jam, nuk po bëj bërllok shumë. Sidomos në vit e paguajmë të gjithë bërllokun. Duhet të ketë pajisje më të mëdha që të hiqen mbeturinat më të mëdha, edhe të vegjël, për ta hequr bërllokun, aty mbesin me muaj shtretërit që i hedhin, plotë pjesë çka i prishën, aty i lënë, pastaj ato po pengojnë, çfarë të bëjmë, ishallah bëhet mirë”, u shpreh ai.

E banori tjetër, Faruk Abdurrahmani, u shpreh se komuna duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje për të, ngase sipas tij në këtë mënyrë po rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Unë banoj përballë marketit ‘Frutaria’, para marketit janë ata që i qesim mbeturinat (kontejnerët), edhe paradite deri diku plot, por pas dite janë mbushen plot, edhe përreth plot, e tek në dymbëdhjetë të natës vijnë me kamion i pastrojnë. Rregullisht vijnë në dymbëdhjetë të natës, çdo ditë. Por, është gabim se po mblidhen jashtë kontejnerëve po mblidhen mbeturina shumë”, potencon Abdurrahmani.

“Bakteret, si të kalosh të rroken bakteret, a e din çfarë gjërash ka aty në mbeturina. Një ka qenë e thyer, e kishin vendosur një të re, aty katër copa janë, katër kontejnerë. Jo, nuk përzihem, ata vetë duhet të dinë, duhet ta shqyrtojnë, ta studiojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori