LAJMI I FUNDIT:

Probleme me udhëtim për në Dortmund, holandezët nuk mbajtën fare stërvitje në Signal Iduna Park

Probleme me udhëtim për në Dortmund, holandezët nuk mbajtën fare stërvitje në Signal Iduna Park

Kombëtarja e Holandës nuk ka bërë fare stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë në gjysmëfinalen e Euro 2024 në stadiumin ku zhvillohet ndeshja siç parashihet gjithnjë para një ndeshje.

Tulipanët kanë pësuar një vonesë në udhëtim dhe mbërritën shumë vonë në Dortmund, qytet ku zhvillohet gjysmëfinalja ndaj Anglisë.

Në një prononcim të shkurtër për mediet sapo mbërriti në Dortmund, trajneri i Holandës u shpreh se kjo situatë nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen përballë Anglisë.


Sonte mësohet finalisti i dytë - Holanda dhe Anglia përballen në Signal Iduna Park
Lexo po ashtu Sonte mësohet finalisti i dytë - Holanda dhe Anglia përballen në Signal Iduna Park

“Në fund, lojtarët mundën të pushojnë për rreth dy orë e gjysmënë hotel, kështu që nuk ishte aspak problem. Kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen e nesërme”, deklaroi Koeman.

Skuadra holandeze duhej të udhëtonte me tren nga Wolfsburgu për në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja me Anglinë, në Dortmund pasditen e të martës, por ai udhëtim u anulua.

Lojtarëve iu komunikua ky lajm kur ishin në autobus rrugës për në stacionin e trenit. Skuadra holandeze më pas udhëtoi me avion në mbrëmje.

Konferenca për shtyp që Koeman dhe mbrojtësi Nathan Ake duhej të jepnin në stadiumin ‘Signal Iduna Park’ u anulua për shkak të vonesës.

Stërvitja e fundit në prag të gjysmëfinales ndaj Anglisë u zhvillua në Wolfsburg, aty ku qëndroi kombëtarja holandeze gjatë Kampionatit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori