LAJMI I FUNDIT:

Probleme të reja për Teslën – çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Probleme të reja për Teslën – çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Që kur drejtori dhe bashkëpronari i Teslës, Elon Musk, u bë pjesë e administratës amerikane dhe mori drejtimin e DOGE-s, një zyre që synon të bëjë administratën shtetërore më efikase, ai është bërë më kontrovers se kurrë më parë.

Me mijëra shkurtimet e vendeve të punës nga zyra e tij, deklaratat dhe gjestet e tij, ai ka larguar një pjesë të madhe të publikut të tij, përfshirë edhe adhuruesit e automjeteve Tesla.

Pasojat përfshijnë rënie në shitjen e veturave të reja, rënie të vlerës së aksioneve, por edhe një detaj tjetër – rënie drastike të vlerës së automjeteve të përdorura.


Një nga arsyet kryesore të këtij trendi është edhe politika e çmimeve të Teslës, pasi kompania shpesh shet automjete të reja me zbritje të mëdha, duke ulur kështu edhe vlerën e atyre të përdorura.

Sipas të dhënave të fundit nga CarGurus, një Tesla Model Y e përdorur ka humbur mesatarisht 6000 dollarë në vlerë vetëm nga marsi i vitit 2024 dhe plot 20 mijë dollarë krahasuar me vitin 2023.

Megjithëse kompania ende gëzon një bazë besnike klientësh, asgjë nuk është e përjetshme. /Telegrafi/