LAJMI I FUNDIT:

Probleme te Real Madridi: Nga ‘zhdukja’ te frustrimi i Bellingham, gazeta spanjolle shpjegon situatën

Probleme te Real Madridi: Nga ‘zhdukja’ te frustrimi i Bellingham, gazeta spanjolle shpjegon situatën

Mediat spanjolle dy ditët e fundit shkruajnë intensivisht për situatën me Jude Bellingham, i cili nuk është as hije e futbollistit që i solli trofe Real Madridit vitin e kaluar.

21-vjeçari anglez ka pasur një fillim makthi të sezonit. Vitin konkurrues e nisi me lëndim, u kthye në fushë dhe më pas nuk shënoi gol në nëntë ndeshje.

Pakënaqësia e tij është evidente në çdo ndeshje dhe gjërat dolën jashtë kontrollit pasi ai filloi të bërtiste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Celta Vigos, sepse nuk i pasoi një top. Gjithashtu, në çdo lëvizje mund të shihni se ai është nën presion.


Gazeta spanjolle Marca nuk kishte mëshirë për paraqitjet e Bellinghamit, ndaj e quajtën me aq ashpërsi në ballinën e gazetës: “Nga 10 në 0 në vetëm një vit”.

Marca njoftoi mëngjesin e sotëm se kishte një problem në dhomën e zhveshjes. Sipas gazetës gjithnjë të besueshme, Bellingham është i frustruar me formën e tij dhe i pakënaqur me statusin e tij në klub.

Bellingham beson se nënshkrimi i Kylian Mbappes e ka lënë në hije dhe se ai nuk është më ylli kryesor i skuadrës. Publiku priste që një situatë e tillë të ndodhte me Vinicius Jr pas ardhjes së Mbappes, por mesa duket ka qenë Bellingham ai që ka rënë në “harresë”.

Ndërkohë që mediat zbulojnë saktësisht se çfarë po ndodh me Bellinghamin, gjërat janë qetësuar nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili doli në mbrojtje të futbollistit të tij.

“Ishte një befasi që ai shënoi kaq shumë gola vitin e kaluar. Jemi të kënaqur me paraqitjet e tij edhe këtë sezon. Ne shënuam gola dhe do të shënojmë edhe më shumë në vazhdim sepse kemi shumë talente”, ka thënë Ancelotti.

Real Madrid ka një provë të re sonte kur skuadra e Borussia Dortmund arrin në Santiago Bernabeu në një ri-përsëritje të finales së Ligës së Kampionëve nga sezoni i kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

La Liga
Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Serie A
Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

La Liga
Kalo në kategori