LAJMI I FUNDIT:

Probleme te Kroacia, Perisic rezulton pozitiv me COVID-19

Probleme te Kroacia, Perisic rezulton pozitiv me COVID-19

Federata Kroate e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se mesfushori i Interit dhe kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic ka dalë pozitiv për COVID-19.

Kombëtarja ballkanase po përballet me probleme, pasi tashmë ka raste të infektimit me coronavirus në skuadër.

“Gjatë mbrëmjes, Federata Kroate e Futbollit mori rezultatet e testimit të rregullt për virusin SARS-CoV-2, i cili tregoi se anëtari i ekipit kombëtar Ivan Perisic ishte pozitiv”, thuhet në një deklaratë zyrtare.


Prandaj, 32-vjeçari do të humbasë ndeshjen e nesërme (e hënë) të raundit të 1/8-tës së Kroacisë në Euro 2020 kundër Spanjës.

Ky do të jetë një hendikep i madh për Kroacinë, pasi Perisic ka luajtur një rol kryesor për ekipin kombëtar gjatë Euro 2020 duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asistim gjatë tre ndeshjeve të fazës së grupeve.

Ai në total ka 30 gola në 104 paraqitje për ekipin kombëtar të Kroacisë.

Kontrata e Perisic me Interin skadon në vitin 2022 dhe sipas disa raporteve në Itali, ai do të largohet nga Nerazzurrët gjatë verës pasi fituesit e titullit në Serie A nuk po planifikojnë t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

Serie A
Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale, mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale, mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

La Liga
Ish-ylli i Interit dhe Bayernit parashikon se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Ish-ylli i Interit dhe Bayernit parashikon se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori