LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -0° clearsky_night

Prizren, 150 shtëpi në një lagje të Vlashnjes nuk kanë rrjet të ujësjellësit

Prizren, 150 shtëpi në një lagje të Vlashnjes nuk kanë rrjet të ujësjellësit

Banorët e një lagjeje të bashkësisë lokale të Vlashnjes së Prizrenit ankohen se mbi 2 dekada nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Ky nuk është problem i vetëm, pasi banorët nuk kanë pasur as rrjet të ujësjellësit që nga ndërtimi i shtëpive të tyre në fillim të viteve 90-ta.

“Lere ujë që s’kemi, por s’kemi edhe rrjet të ujësjellësit, nuk është i shtrimë rrjeti as prej Vlashnjes e as prej Prizrenit. Është neglizhencë e komunës e Hidroregjionit, kemi bë disa herë intervenime, kemi kërkua në Hidroregjion me na instalua ujësjellësin këtu, po, u bënë 23 vjet na jemi pa ujë”, ka thënë banori Jemin Memaj.


“Ne prej viteve 89 me këtë ujë furnizohemi me pus, me vetë hapje, uji nuk është për pije, ka analiza të bame por uji nuk është për pije, deri sa nuk ka pas industri këtu ka qenë pi, por tash nuk është më për pije”, ka thënë banori Lutfi Badalli.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, thotë se furnizimi me ujë është kompetencë e Hidroregjionit, por nëse ata kërkojnë mbështetje do ta kenë.

“Në moment që Hidroregjioni na paraqet një projekt dhe kërkon asistimin me mjetet e komunës së Prizrenit, na jemi në gjendje të bëjmë investime në infrastrukturë, jo në kapacitetet e ujit”, ka thënë Lamaj.

Në anën tjetër, kryeshefi i Hidroregjionit Jugor, Fadil Berisha, deklaron se në vitin 2025, ky problem do të zgjidhet.

“Për vitin 2025 jemi duke përgatit një projekt ideor për lagjen e caktuar, sepse bëhet fjalë vetëm për një lagje, pasi që në bazë të ekipeve tona që i kemi dërguar javën e kaluar konkretisht nuk është mungesa e ujit, ka ujë të mjaftueshëm, por është një çështje e zgjerimit të rrjetit që më në fund do të realizohet”

Sipas kryeshefit të Hidroregjionit, nga viti 2011 deri më tani, në fund të vitit 2024, kjo kompani numëron mbi 25 mijë konsumatorë më shumë që kërkojnë shërbime./rtk

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori