LAJMI I FUNDIT:

Pritjet e mëdha në Mitrovicë, Hajrizi flet për synimet që ka Trepça

Pritjet e mëdha në Mitrovicë, Hajrizi flet për synimet që ka Trepça

Interesimi për edicionin e ri është i jashtëzakonshëm, ndërsa pritjet janë të mëdha në qytetin e Mitrovicës. Tifozët po presin me padurim garat, ndërsa ‘Xehetarët’ janë organizatorë të kualifikimeve në FIBA Europe Cup, si dhe Superkupës Mbarëkombëtare. Kjo ka bërë që tema e basketbollit të jetë kryesore në qytetin e “Minatorëve”.

Basketbollisti me përvojë i Trepçës, Drilon Hajrizi ka folur për përgatitjet. “Kemi filluar me kohë dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë problem. Kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, që të jemi sa më të gatshëm për edicionin e ri. Po ashtu klubi ka bërë disa përforcime, që të jemi sa më konkurrues për edicionin e ri”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Mitrovicasit edicionin e kaluar fituan Kupën dhe ishin finalistë të “Play-off”-it. Ky ishte trofeu i parë pas një dekade. “Klubi ka bërë një punë të madhe dhe kjo u kurorëzua me trofeun e Kupës, që ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë në qytetin e Mitrovicës. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mira në të gjitha garat që do të marrim pjesë. Superliga do të filloj pas disa ditësh dhe po përgatitemi që të jemi gati për garat e elitës”, shtoi tutje basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës.


‘Xehetarët’ për herë të parë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup, konkretisht në kualifikimet e kësaj gare, që do të zhvillohen, pikërisht në Mitrovicë nga 27 deri më 30 shtator. “Kjo është hera e parë që luajmë në këtë garë dhe zhvillohet në ‘shtëpinë tonë’. Ky është një motiv më i madh dhe shtesë për ne. Shpresojmë në paraqitje të mirë, edhe pse nuk do të kemi lehtë”, theksoi Hajrizi.

Trepça në çerekfinale përballet me BC Gottingen, ndërsa në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës do të ndeshet me Ponte Prizrenin.

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori