Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka treguar ndeshjen për të cilën Alexander Isak duhet të jetë i disponueshëm pas tre muajsh mungesë për shkak të thyerjes së këmbës, e cila e la jashtë fushave për shumë muaj.

Slot ka thënë se sulmuesi suedez do të kthehet në kohë për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Liverpoolit me Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm.


Por, trajneri i Reds ka kërkuar kujdes në lidhje me kohën kur tifozët mund të presin të shohin formën më të mirë të sulmuesit të blerë për 140 milionë euro, i cili është i lënduar që nga fundi i vitit të kaluar.

Isak theu këmbën në fitoren 2-1 ndaj Tottenham Hotspur më 20 dhjetor kur u kap nga mbrojtësi Micky van de Ven pasi hapi serinë e ndeshjes pas inkuadrimit të tij në pjesën e dytë.

Ylli suedez është rikthyer në stërvitje të lehta, por nuk do të luajë me shokët e tij të ekipit ndërkombëtar gjatë pushimit, pasi vazhdon të kalojë nëpër fazat e fundit të rehabilitimit përpara se të kthehet në aksion me kolegët e tij të klubit.

Slot thotë se mundësia e organizimit të një ndeshjeje miqësore me dyer të mbyllura për Isakun është një mundësi, por konfirmoi se ish-sulmuesi i Newcastle United ende nuk është rikthyer në stërvitjen e ekipit në bazën e klubit AXA Centre në Kirkby.

Dhe ndërsa trajneri i Reds është gati ta mirëpresë me krahë hapur një sulmues të klasit, holandezi pranon se do të jetë sezoni i ardhshëm - pas një agjende të plotë parasezonale - kur tifozët më në fund do ta shohin futbollistin më të shtrenjtë në historinë britanike të rikthyer në formën e tij më të mirë.

"Alex do të jetë i disponueshëm [për PSG-në], po", konfirmoi Slot të premten mbrëma në konferencës së tij për shtyp, duke shtuar se: "Pyetja është se çfarë nënkuptoni me 'të qenit gati'”.

“Nëse doni ta keni lojtarin që luajti saktësisht një vit më parë kundër nesh në finalen e Kupës Carabao dhe ishte shumë i mirë atë ditë - atëherë do t'ju thoja se kam dyshimet e mia për këtë pas shtatë ose tetë muajsh pushim”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app