Kompania Quantix bën të ditur se nga ky moment të gjithë aplikuesit kanë qasje në Shqip.ai.

Kjo platformë inovative është projektuar për të ndihmuar në konvertimin e audiove të thëna në tekste me gjuhën shqipe.


Të gjithë përdoruesit të regjistruar do të kenë mundësinë për të përdorur teknologjinë e avancuar për transkriptim të gjuhës shqipe.

Kompania bënë të ditur se deri sot ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh të regjistruarve dhe se janë të lumtur që bënë këtë zgjidhje të shkëlqyeshme për konvertimin e fjalëve në tekst, dhe i falënderon të gjithë përdoruesit për vëmendjen e tyre duke ju deshiruar një eksperiencë të transkriptimit më të saktë dhe më të lehtë të gjuhës shqipe.

Gjithashtu ata theksojnë se kanë punuar shumë për të siguruar që Shqip.ai të jetë i lehtë për t'u përdorur dhe të ofrojë cilësi të lartë të konvertimit të gjuhës së folur në tekst.

Për të mësuar më shumë rreth softuerit Shqip.ai dhe për të mbetur të përditësuar me ndryshimet e reja, përdoruesit dhe të interesuarit mund të vizitojnë faqen e internetit www.shqip.ai dhe të ndjekin rrjetet sociale të kompanisë.

346053535 1313395349244151 955322096080066119 n

346083318 575845047985826 4895035924532046786 n