LAJMI I FUNDIT:

Priten vërshime të reja në rrafshin e Dukagjinit, por jo të nivelit të lartë

Priten vërshime të reja në rrafshin e Dukagjinit, por jo të nivelit të lartë
Foto: Ilustrim

Për shkak të reshjeve të borës, ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe vërshime të shpejta dhe lumore në disa zona të Kosovës, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin Bashkim Kastrati, nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Sipas tij, Drini i Bardhë ka ngritje më të lartë të intensitetit të ujit, pastaj edhe degët e tij si Ereniku, Bistrica e Deçanit, Bistrica e Pejës, Mirusha, Toplluha, edhe lumenjtë e tjerë të cilët derdhen në këtë lumë.


“Do të ketë vërshime të shpejta dhe vërshime lumore në disa zona të Kosovës, por kryesisht kësaj radhe më tepër në rrafshin e Dukagjinit. I kemi disa zona që më tepër janë të prekura siç është komuna e Deçanit, Junikut, Gjakovës, një pjesë e Prizrenit, e Suharekës, Rahoveci, Klina dhe e Malishevës. Jemi duke e nxjerr situatën aktuale hidrologjike dhe meteorologjikë dhe kemi ngritje nëpër lumenj kryesorë të asaj zone, kështu që Drini i Bardhë ka ngritje më të lartë, pastaj edhe degët e tij Ereniku, Bistrica e Deçanit, Bistrica e Pejës, Mirusha, Toplluha, edhe lumenjtë e tjerë të cilët derdhen në Drinin e Bardhë”, ka thënë Kastrati.

Siç tha ai vërshime masovike dhe me intensitetit të lartë si në ditët e kaluara nuk do të ketë.

“Kjo ngritje është relativisht e lartë dhe është niveli i parë mbrojtës, por nuk presim që të kalojmë në situatën siç ka qenë javën e kaluar me vërshimet masovike”, ka thënë Kastrati

Ndërsa, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka thënë se reshjet e borës sot do të vazhdojnë deri në orët e pasdites, të cilat më pas siç tha ai do të ndërpriten.

Aliu po ashtu tha se në ditët në vazhdim do të ketë edhe ngrica ku temperaturat do të ulen nga minus 5 deri 6 gradë Celsius.

“ Moti në vendin tonë është kryesisht i vranët. Sot do të ketë reshje të borës deri në orët e pasdites, pastaj reshjet do të ndërpriten. Mirëpo, do të kemi ulje të temperaturave deri minus 5 dhe 6 gradë Celsius. Do të ketë ngrica gjatë ditës së nesërme dhe pasnesër. Reshje me intensitet më të lartë ka në viset malore, por dhe në veri dhe veri-perëndim të Kosovës kemi pas reshje më të dendura gjatë natës, por e mira e kësaj është që temperaturat nuk janë të ulëta, janë diku rreth 0 gradë Celsius, e në ditët në vijim do të ulen nga minus 5 deri në 6 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket shpejtësisë së erës, Aliu tha se do të jetë  diku  nga 1 deri 7 metra për sekondë në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin do të jetë mbi 10 metra për sekondë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori