LAJMI I FUNDIT:

Priten turistë të shumtë në liqenin e Dojranit

Priten turistë të shumtë në liqenin e Dojranit

Sipas vlerësimeve që bazohen në paralajmërimet dhe interesin e turistëve, pritet që këtë vit në Dojran të arrijnë mbi 200 mijë turistë, përjcell Telegrafi Maqedoni.

Nga byroja turistike thonë se më shumë interesim ka nga turistët vendas, por në rritje e sipër është edhe numri i turistëve nga vendet e ish-federatës jugosllave, por edhe të vendeve tjera fqinje.


Këtë vit janë përgatitur shtatë hapësira plazhi, si edhe aktivitete të shumta muzikore, përfshi muzeun e ri natyror dhe rinovimin e kishës Shën Ilia./Telegrafi/