LAJMI I FUNDIT:

Prishtinës i shtohet edhe një shkollë, të enjten vendoset gurthemeli në lagjen “Prishtina e Re”

Prishtinës i shtohet edhe një shkollë, të enjten vendoset gurthemeli në lagjen “Prishtina e Re”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqytetit do t’i shtohet edhe një shkollë e re.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka bërë të ditur se të enjten do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare në lagjen Qëndresa (Prishtina e Re, zona perëndimore).


Me këtë ai ka thënë se po bëhet realitet një tjetër premtim i fushatës.

Prishtinës do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja në tri lagje
Lexo po ashtu Prishtinës do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja në tri lagje

“Një tjetër premtim i fushatës, ndërtimi i shkollës nëntëvjeçare në lagjen Qëndresa (Prishtina e Re, zona perëndimore) po bëhet realitet. Nesër vendosim gurthemelin për ndërtimin e shkollës me sipërfaqe prej  6.726 m²”, ka deklaruar Rama.

I pari i Prishtinës tutje është shprehur se ky është projekt është shumëpritur prej banorëve të zonës, ka impakt pozitiv zinxhiror, jo vetëm për prindërit, nxënësit dhe arsimtarët, por për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj shkolle, si dhe i dy të tjerave në të ardhmen e afërt, me modalitetin publiko-privat, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit.

“Më pak stres për prindërit, arsimtarët e qytetarët.  Më shumë cilësi e punësim. Më shumë mundësi për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë”, ka deklaruar Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori