Gërmia do të jetë parku që do mbushet me vrapues këtë fundjavë, me datën 22 e 23 qershor, më shumë se çdo periudhë tjetër gjatë vitit.
Kjo për arsye se Prishtina Trails organizon edicionin e gjashtë të vrapimit në shtigje malore ku pritet të garojnë rreth 300 pjesëmarrës vendor, nga Shqipëria e më gjerë.
Ata do të sfidojnë veten të dielën në tri disiplina: 10 kilometra, 23 kilometra, dhe distanca ultra 47 kilometra të shtrira nëpër kodrat më të bukura të peizazhit të mbrojtur të Gërmisë.
Organizatorët kanë shtyrë mundësinë për regjistrim deri të mërkurën, 19 qershor, si përgjigje ndaj kërkesave për pjesëmarrje.
Detajet mund ti gjeni në kalanet zyrtare të Prishtina Trails në rrjete sociale.
Fëmijët do të vrapojnë ditën e shtunë, me 22 qershor 2024, në një garë rekreative e cila do të përfundojë me një festë speciale për moshat e reja.
Për regjistrim, plotësoni formularin: https://tinyurl.com/3w84x7rk, meqë numri është i kufizuar.
Natyra, vetëdija mjedisore dhe Prishtina Trails
Sllogani i edicionit të gjashtë të “Prishtina Trails“ është: “Gërmia àsht e jotja mbroje”.
Ky park, një vend i shenjtë i natyrës në mes të urbanizmit të Prishtinës që e rrethon, po përballet me kërcënime nga ndotja, shpyllëzimi dhe zhvillimi. Prandaj “Prishtina Trails“ është më shumë se thjesht një garë – është një thirrje për veprim për të mbrojtur oazën tonë të çmuar të gjelbër pranë qytetit.
Krahas thirrjes për aktivitet fizik në natyrë, një element unik i këtij organizimi është partneriteti me kompani vendore për të reduktuar gjurmët mjedisore të shoqërisë sonë.
“Prishtina Trails“ do të vazhdojë për të pestin vit të prodhojë medaljet për të gjithë vrapuesit me material të plastikës së mbicikluar – nga kapakët e shisheve plastike.
Sivjet rreth 16,000 kapakë do ti japin formë medaljeve të qindra garuesve dhe vrapuesve të vegjël. Për të siguruar këtë numër, tashmë janë angazhuar për mbledhjen e tyre me partnerët, kopshtet, shkollat dhe qendra komunitare.
Në këtë mënyrë rritet më tej vetëdija e fëmijëve, prindërve dhe komunitetit për qasjen tonë për veprime të qëndrueshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!