Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë zyrtarisht të ditur se kryeqyteti jonë është zgjedhur si “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024.

Kjo gjë do të ndikojë që Prishtina jonë të jetë një destinacion dhe qendër e shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjatë vitit 2024, raporton KosovaPress.


Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, u shpreh i lumtur me arritjen e këtij suksesi të madh për Prishtinën.

408901066 10160960861470049 5069394787217411305 n

Po ashtu, ndër të tjera kryetari Rama tha se ky titull është katalizator i cili i nevojitet Prishtinës për të kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme më të ndritshme e më të shëndetshme.

Bashkë me Ramën, të pranishëm ishin edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitarja e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel. /Kosova Press/

telegrafi sport app