LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr fitore komode në udhëtim te Llapi

Prishtina merr fitore komode në udhëtim te Llapi

Prishtina e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Llapjanët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm dhjetë minutash lojë me anë të Mentor Zhdrellës që harkoi brenda zonës dhe Besnik Krasniqi që luajti me dorë, derisa gjyqtari Dardan Çka akordoi penallti.

Mirëpo, Ahmed Januzi dështoi të shënonte nga pika e bardhë, duke mbetur kështu rezultatit 0-0.


Prishtina më pas u këndelle dhe krijoi disa shanse të mira me anë të Sabien Lilaj dhe Lumbardh Dellovës – por që të dy ishin të pasakta.

Në 45 minutëshin e dytë, bardheklatrit ishin më kërkues dhe me këtë rast edhe u shpërblyen.

Ishte minuta e 75-të kur Endrit Krasniqi përfitoi nga një asistim i Leonit Abazit, për të shënuar për 1-0.

Deri në minutat e fundit, Prishtina arriti të realizonte edhe një herë me anë të Leotrim Kryeziut (90+1′), për të vulosur kështu triumfin e tyre.

Pas javës së 14-të, Prishtina gjendet në vendin e katërt me 21 pikë, derisa Llapi vazhdon të jetë në të nëntin me tetë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori