Prishtina ka mbajtur stërvitje në stadiumin “Emile Mayrisch”, ku nesër (e mërkurë) nga ora 18:00 do të ndeshet me skuadrën vendase, SC Fola Esch.

Klubi në një njoftim ka treguar se fusha ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtuar se ende nuk vendim për transferimin e ndeshjes.

“Fusha e përsosur, koha e vranët dhe e freskët, ka shërbyer që skuadra mjaft mirë të akomodohet me kushtet e nesërme të lojës”.

Screenshot 11 2

“Skuadra nuk ka asnjë problem, të 22 futbollistët që kanë udhëtuar janë të gatshëm të japin maksimumin. Por, ekipi titullar si dhe 18-ja do të përcaktohen vetëm nesër”.

“Përndryshe skuadrën e priten edhe tifozë shqiptarë e ndër ta që informuan edhe për detaje tjera”.

Screenshot 10 2

“Për transmetimin e ndeshjes klubi ende nuk ka njohuri, sepse në Kosovë nuk e transmeton askush, por po bëjmë përpjekje që të sigurojnë sinjalin për facebook-un e klubit si dhe për televizionin digjital Zëri Neës”.

Screenshot 9 2

“Edhe nëse nuk sigurojmë sinjal të transmetimit,do të provojmë që të kemi pamje direkt të siguruara me incizim të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Prishtina e kishte eliminuar Europa FC me rezultat të përgjithshëm 6-1. /Telegrafi/   


Përndryshe në grumbullim janë 22 futbollistë dhe formacioni do të caktohet vetëm para fillimit të ndeshjes.

Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.

Mbrojtës të djathtë: Armend Thaqi, Përparim OsmanI, Lorik Maxhuni.

Mbrojtës të majtë: Jamal Arago, Abdul Bashiru.

Mbrojtës qendror: Armend Dallku, Ahmet Haliti, Debatik Curri, Leotrim Bekteshi.

Mesfushorë: Argjend Mustafa, Ergyn Ahmeti, Lorik Boshnjaku, Mërgim Pefqeli, Meriton Korenica, Qendrim Zyba, Gauthier Mankenda.

Sulmues: Ahmed Januzi, Basit Abdul Khalid, Alen Jasharoski, Arbër Hoxha.


telegrafi sport app