Largim nga radhët e skuadrës kryeqytetase FC Prishtina pas fillimit të kampionatit në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi Akileu Ndreca i cili iu bashkua bardhekaltërve në verë nga Tirana është larguar nga klubi.


FC Prishtina ka njoftuar se largimi i Ndrecës a ardhur për arsyeje personale, derisa klubi e ka falënderuar për kontributin duke i uruar edhe suksese.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij.

E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës.

Faleminderit dhe suksese, Akileu /Telegrafi/

telegrafi sport app