LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fitoi me një gol epërsi ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimit

Prishtina fitoi me një gol epërsi ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimit
(Foto: kosovahandball.info)

Edhe një ndeshje tjetër ka dëshmuar se ky edicion i Superligës së hendbollistëve do të jetë shumë interesant.

Ndeshja mes Vëllaznimt dhe Prishtinës është vendosur vetëm në aksionet e fundit. Fitore me rezultatin 31-30 ka shënuar Prishtina. Lulzim Shabani ka shënuar në fund për rezultatin 31-30, përkatësisht për fitoren e Prishtinës. Florian Rexha barazoi rezultatin në 30-30. Oltion Beshiri shënoi për 30-29 në të mirë të Prishtinës.

Shabani ishte më efikasi te Prishtina me 10 gola. Nga 6 i shënuan Beshiri, Agon Bajqinovci e Beni Sula. Çlirim Rama u dallua me efikasitet te Vëllaznimi me 9 gola. Nga 5 i kishin Arbër Neziri e Ardi Halili.


Në pjesën e parë Prishtina kishte epërsi të lehtë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16-14 për Prishtinën. Por gjakovarët, si zakonisht, nuk u dorëzuan dhe luftuan për fitore deri në fund. Rezultatin e barazuan në 28-28 dhe më pas pësoi drama deri në fund.

Prishtina shënoi fitoren e parë, ndërsa Vëllaznimi pësoi humbjen e dytë. Por, në të dy ndeshjet ka shfaqur potencial.

Të dielën u luajt edhe ndeshja mes Zhegrës e Drenicës. Fitore me rezultat 39-27 shënoi Drenica. Besim Dubovci shënoi 11 gola për Drenicën. 7 i kishte Valmir Thaqi. Yll Sllamniku e Landrit Mustafi shënuan nga 7 gola për Zhegrën.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori