Prishtina e Re ka qenë një ndër ekipet më aktive në Superligën e Kosovës gjatë afatit kalimtar veror, duke bërë disa përforcime.

Ata tashmë kanë bërë edhe një goditje të radhës, pasi kanë zyrtarizuar transferimin e Cheick Doukoure.


Doukoure ka një karrierë të pasur, pasi më herët ka luajtur në La Liga dhe në Ligue 1, ku ka veshur fanellën e klubeve si Levante, Huesca, Metz, Leganes etj.

Ai numëron 35 paraqitje dhe një gol të shënuar në La Liga, ndërsa ka 72 ndeshje të luajtura në kampionatin francez.

Njoftimi i plotë i Prishtinës së Re:

KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë për përforcimin e mesfushës me Cheick Doukouré, mesfushorin defanziv 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.

Cheick do të sjell tek ne përvojën nga klube si Lorient dhe Metz në Francë. Levante, Huesca dhe Leganés në Spanjë.

Teksa së fundmi ai ishte pjesë e Aris dhe Iraklis në Greqi.

Cheick realizoi 8 paraqitje për grupmoshat e Francës, ndërsa në nivelin senior ka përfaqësuar Bregun e Fildishtë me 21 paraqitje.

Përvoja e tij në ligat elitare të Evropës sjell vlerë të shtuar për skuadrën tonë, dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për arritjen e objektivave tona./Telegrafi/

telegrafi sport app