Prishtina është zgjuar vonë nga gjumi në ndeshje me Tsmoki Minsk, duke e mbyllur takimin me humbje 50:57.

Djelmoshat e Ahmet Kandemir e nisëm mjaft mirë ndeshjen të udhëhequr nga Dardan Berisha që shënoni  7 pikë në çerekun e parë për ta dërguar skuadrën e tij në epërsinë prej 23:21.


Por çereku i dytë ishte shumë i dobët për Prishtinën që arriti të shënojë vetëm tri pikë për 10 minuta.

sigali 7

Berisha në këtë çerek nuk e qëlloi asnjëherë cakun, ndërsa edhe lojtarët e tjerë nuk parë paraqitje të mirë.

Sigal Prishtina e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultat 36:26.

sigal 3

Edhe çereku i tretë ishte shumë i dobët për të dy skuadrat që gjithsej shënuan 16 pikë, ndërsa Prishtina shënoi shtatë.

Në çerekun e fundit Prishtina e mbylli në epërsi 17:12, por që nuk i mjaftoi që ta fitojë ndeshjen.

sigal 1

Ndeshja u mbyll me rezultat 50:57.

Loja e karakterizua me shumë gjuajtje për tri pikë, që shumica prej tyre nuk u futën në kosh, ndërsa nuk munguan as gabimet.

sigal 4

Berisha ishte më i miri te Prishtina me 14 pikë, ndërsa te mysafirët Chris Czarapowicz me 17 pikë.

21849198 10210146637797704 1240646803 n e1505844860638

Prishtina do ta tentojë kualifikimin në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Bjellorusi pas dy ditësh. /Telegrafi/

telegrafi sport app