Prishje raportesh te PSG: Neymar i kritikoi bashkëlojtarët dhe pas ndeshjes pati zënkë me këshilltarin e futbollit

Neymar i ka kritikuar bashkëlojtarët Vitinha dhe Hugo Ekitike, dhe ka pasur një zënkë me këshilltarin e futbollit, Luis Campos, pas humbjes së Paris Saint-Germainit nga Monaco.
Pasi u eliminuan nga Kupa e Francës në të tetën e finales nga Marseille, parisienët pësuan edhe nga Monaco në Ligue 1.
Braziliani është xhiruar nga kamerat gjatë ndeshjes duke reaguar ndaj bashkëlojtarëve të tij për mospasimin e topit në zona të duhura dhe për vendimet e dobëta para portës.
Po ashtu, L’Equipe ka raportuar se ai dhe Marquinhos janë përfshirë në një zënkë me këshilltarin Campos pas përfundimit të takimit.
Kjo ishte humbja e tretë e PSG-së në kampionat dhe tash diferenca me përcjellësin e parë (Marseille) është pesë pikë.
Në sfidën ndaj Monacos munguan edhe Kylian Mbappe dhe Lionel Messi për shkak të lëndimeve, ndërsa argjentinasi kishte luajtur në ndeshjen e Kupës së Francës. /Telegrafi/











































