LAJMI I FUNDIT:

Do prishet shtëpia e Nexhmije Hoxhës; Preket nga zgjerimi i unazës

Do prishet shtëpia e Nexhmije Hoxhës; Preket nga zgjerimi i unazës

Projekti për zgjerimin e unazës së madhe, në zonën e rrethrrotullimit “Shqiponja”, prek edhe banesat ku jetojnë disa nga familjaret e ish-bllokmenëve, në zonën e njohur si ish-pularia.

Në një prej këtyre godinave jetonin familjarë të ish bllokmenëve mes të cilëve edhe Nexhmije Hoxha. Kjo godine pritet të ndahet në gjysmë.

Jashtë kameras, banorë të kësaj ndërtese, por edhe të tjera që pritet të preken nga projekti i unazës së madhe, shprehen se nuk janë pyetur dhe nuk u është marrë fare mendim për këtë projekt.

Por e kanë bërë fakt të kryer dhe i kanë lajmëruar vetëm për faktin që duhet të lirojnë shtëpitë. Disa prej banoreve kane nisur të rinxjerrin aktet pronësisë të banesave të tyre.


Këto banesa më parë kanë qenë godina të ish reparteve ushtarake dhe ish pularisë, dhe banorët një pjesë i kanë privatizuar duke ua blerë shtetit.

Banorët shprehen se do të protestojnë, pasi unaza e madhe ka patur edhe dy projekte të tjera, që nuk preknin kaq shumë banesa, por sipas tyre u zgjodh ky projekt qe shkatërron jetën e dhjetëra familjeve. /Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori