LAJMI I FUNDIT:

Prindërit kërkojnë që mësueses së shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan t’i vazhdohet kontrata e punës

Prindërit kërkojnë që mësueses së shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan t’i vazhdohet kontrata e punës

Këshilli i Prindërve të klasës së tretë të shkollës fillore (SHFMU) “Selami Hallaçi”, në Gjilan kanë kërkuar nga Komuna si dhe organet tjera kompetente vazhdimin e kontratës së punës, për mësuesen Dashurije Agaj, për shkak të performancës së saj të mirë.

Përmes kërkesës së Këshillit të Prindërve, vlerësohet lartë puna dhe përkushtimi i mësueses, Dashurije Agaj, e cila për tri vite radhazi ka punuar me kontratë mbi vepër, ndërsa prindërit kërkojnë që t’i vazhdohet kontrata e punës.

“Mësuesja gjatë tërë këtyre vitet (3 vite punë me fëmijët tanë) ka punuar me përkushtimin më të madh dhe është angazhuar maksimalisht për edukimin dhe arsimimin e nxënësve të saj, gjithashtu edhe në kohën e pandemisë ka punuar me përkushtimin më të lartë. Mësuesja ka treguar mjaft profesionalizëm dhe sjellje të shkëlqyera më fëmijët tanë. Ka respektuar dhe ka qenë shumë bashkëpunuese me nxënës dhe me Këshillin e Prindërve duke lidhur trekëndëshin pedagogjik nxënës-mësues-prindër”, thuhet në kërkesën e tyre drejtuar Komunës së Gjilanit dhe drejtorisë së shkollës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori