Prindër fanatikë në Kirgistan torturojnë vajzën “për të nxjerrë xhindin”

Në Kirgistan, fanatikë fetarë torturuan vajzën e tyre ndërsa përpiqeshin të “nxirrnin një xhind”.
Në Bishkek, prindërit rrahën vajzën e tyre 20-vjeçare sepse ajo refuzoi të vishte hixhabin, sipas qendrës së krizave Sezim.
Incidenti ka ndodhur në fund të shtatorit, por detajet tronditëse po bëhen publike vetëm tani.
In Kyrgyzstan, religious fanatics tortured their daughter while trying to “expel a jinn.”
In Bishkek, parents beat their 20-year-old daughter for refusing to wear a hijab, according to the crisis center Sezim.
The incident happened back in late September, but the horrifying… pic.twitter.com/Qy5DhFrbhT
— NEXTA (@nexta_tv) November 18, 2025
Sipas të resë, prindërit e saj e çonin pothuajse çdo ditë te një mullah për të “nxjerrë xhindët”.
Aty, ajo rrihej me një zorrë uji dhe zhytjej në një fuçi të mbushur me lëng me erë të rëndë.
Ajo thotë se prindërit janë bërë fanatikë fetarë gjatë vitit të fundit.
Vajza shtoi se e mbanin të mbyllur në shtëpi dhe i kishin marrë telefonin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































