LAJMI I FUNDIT:

Princi Andrew pritet të dal para gjyqit amerikan në vitin 2022 për abuzim seksual

Princi Andrew pritet të dal para gjyqit amerikan në vitin 2022 për abuzim seksual

Gjykatësi i qarkut të SHBA, Louis Kaplan tha sot se princi britanik Andrew duhet të jetë gati për procedura civile vitin e ardhshëm me akuzën se abuzoi seksualisht me Virginia Geoffrey, kur ajo ishte më pak se 18 vjeç dhe kur, siç pretendon ai, ajo ishte abuzuar nga biznesmeni tani i ndjerë, Jeffrey Epstein.

Reklama

Kaplan pret që gjykimi për padinë civile të Jeffreyt të fillojë në periudhën nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

“Unë do ta shqyrtoj mundësinë që të fillojë në muajin shtator, por gjithsesi qëllimi është për periudhën nga tetori në dhjetor”, tha Kaplan në një konferencë telefonike me avokatët e princit Andrew dhe Goeffreyt.

Në muajin gusht, Geoffrey, 38 vjeçar, paditi Princin Andrew. Ajo pretendon se princi e detyroi të bënte seks në Londër në shtëpinë e Gislen Maxwell, një bashkëpunëtor i gjatë i Epstein dhe e kishte abuzuar së bashku me të në vilën e Epstein në Manhattan dhe në një nga ishujt privatë të Epstein në Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Princi Andrew, 61 vjeç, mohoi akuzat e bëra nga Juffrey dhe i bëri thirrje gjykatësit Kaplan që të hedhë poshtë padinë, raporton cnn.

Epstein kreu vetëvrasje në muajin gusht të vitit 2019 në një burg në Manhatan, ndërsa ishte në pritje të gjyqit me akuzat për shfrytëzim seksual. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas mosmarrëveshjeve për drithërat, Polonia ndalon furnizimin me armë për Ukrainën

Pas mosmarrëveshjeve për drithërat, Polonia ndalon furnizimin me armë për Ukrainën

Evropa
Me tankun e sekuestruar, ukrainasit goditën istikamet e forcave ruse - disa u detyruan të dorëzohen

Me tankun e sekuestruar, ukrainasit goditën istikamet e forcave ruse - disa u detyruan të dorëzohen

Evropa
Uji në Hënë krijohet nga një forcë misterioze që vjen nga Toka

Uji në Hënë krijohet nga një forcë misterioze që vjen nga Toka

Botë
Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve

Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve

Evropa
Burgu në Venezuelë kontrollohej nga banda kriminale, për “çlirimin” u angazhuan 11 mijë policë

Burgu në Venezuelë kontrollohej nga banda kriminale, për “çlirimin” u angazhuan 11 mijë policë

Amerika Latine
Rusët bombarduan qytetin ukrainas, pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesës

Rusët bombarduan qytetin ukrainas, pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesës

Evropa
Kalo në kategori