Princeshë Elia performon me familjen në “Kënga Magjike" (Foto)

Princesha shqiptare Elia Zaharia Zogu dhe familja e saj performuan në festivalin “Kënga Magjike” duke u “vjedhur” një moment skenën këngëtarëve.
Elia ishte përzgjedhur si prezantuesja shoqëruese e moderatorit Ardit Gjebrea, por me sa duket ajo kishte rezervuar dhe një surprizë.
Ajo performoi bashkë me vëllanë dhe mamanë e saj duke kënduar këngën e Vaçe Zelës “Moj e bukura Shqipëri”.
Në skenë fillimisht u ngjit Elia, më pas i vëllai Amos dhe si qershia mbi tortë erdhi edhe mamaja e tyre, aktorja e famshme Yllka Mujo.
Performanca e tyre rrëmbeu gjithë skenën dhe mori mjaft duartrokitje nga të pranishmit në sallën e “Pallatit të Koncerteve”.
Nga
Telegrafi
08/12/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































